Agjentët e policisë së Kosovës kanë arrestuar mbremjen e djeshme shtatë persona, aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave arrestimet u kryen në përpjekje për të arrestuar liderin e lëvizjes, Albin Kurti.

Ndërkohë, burime pranë “Vetëvendosje” kanë deklaruar për mediat se ndërhyrja e policisë ka qenë e dhunshme.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX duan të arrestojnë Albin Kurtin pasi e akuzojnë atë për protesta të dhunshme dhe mos bindje ndaj policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA