Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez pas shtetëzimit të disa sektorëve kyçë në ekonominë vendase, paralajmëroi një tjetër shtetëzim, atë të minierave të arit dhe të diamantit në rajonin e Bolivarit në jug të vendit.
Gjatë emisonit radiofonik periodik “Alo president”, Çavez tha se minierat janë kthyer në objekte shfrytëzimi si të mjedisit ashtu edhe të njeriut dhe se është e nevojshme dhënia fund e këtyre shfrytëzimeve.
“Shfrytëzimi pa kriter i minierave në jug të vendit po i shkakton probleme serioze ambientit. Aktivitete të tilla shkatërrojnë pyjet, ujërat dhe ambientin, madje shumë nga firmat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto biznese, detyrojnë minatorët të punojnë në kushtë skllavërie”, tha Çavez.
Top Channel