Një tjetër tragjedi ka ndodhur në kufirin greko-turk. Sipas burimeve lokale, pasditen e së hënës, forcat greke të kufirit, gjetën trupat e pa jetë të katër emigrantëve klandestinë me origjinë aziatike.

Mësohet se trupat e gjendur në brigjet e lumit Evros, i cili është edhe kufiri natyral midis Greqisë  dhe Turqisë, u përkasin emigrantëve klandestinë, të cilët ishin pjesë e një grupi prej 15 vetësh, të humbur në ujrat e lumit në datën 18 prill të këtij viti.  

Ata ndodheshin në bordin e një varke të mbushur me emigrantë klandestinë që tentonin të hynin ilegalisht në territorin grek, e cila u  përmbys në ujrat e rrëmbyera të lumit.

Megjithë kërkimet e forcave greke dhe turke të kufirit, u  bë e mundur gjetja në jetë e vetëm tre personave, të cilët ndodheshin mbi varke.

Të mbijetuarit u thane autoriteteve se katër viktimat  e gjetura mbasditen e së hënës, ndodheshin në barkën e përmbysur mbrëmjen e datës 18 prill. Kjo i bën autoritetet të besojnë se tashmë nuk ka shpresa për gjetjen në jetë të emigrantëve të zhdukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA