SHBA, endacaku hero derdh gjak deri në vdekje

26/04/2010 16:55

Disa media e quajtën “heroi”, ndërsa të tjera “endacaku i mirë”. Bëhet fjalë pikërisht për historinë e një endacaku në Shtetet e Bashkuara, i cili i erdhi në ndihmë një gruaje që po sulmohej nga një vandal, duke mbetur i plagosur vetë.

Por ajo që ka cuditur opinionin ndërkombëtar është se pasi ka marrë plagën e rëndë, endacakut me emrin Alfredo nuk i ka ardhur askush në ndihmë.

Njerëzit kalonin pranë tij dhe e shikonin teksa humbiste gjak, pa lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Kjo e fundit ka mbërritur atëherë kur endacaku hero nuk jepte më shenja jete. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të agresorit dhe gruas së sulmuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA