Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ka bërë thirrje që të merren masa për të luftuar sulmet spekullative ndaj Greqisë, të bëra për shkak të krizës së thellë ekonomike.

“Duhet të fillojmë një aksion të shpejtë kundër spekullimeve që i drejtohen Greqisë, për të siguruar stabilitetin e eurozonës”, ka pohuar Sarkozy.

Apelit të presidentit francez i është bashkuar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se dalja nga zona euro nuk është një zgjidhje për Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA