Platforma e mbytur, rrezikohet katastrofë në Luiziana
26/04/2010 11:50
Mbytja e një platforme nafte e BP, 70 kilometër në brigjet e Gjirit të Meksikës, po shkakton një katastrofë ambientale me përmasa të mëdha.
Çdo ditë dalin rreth 1 mijë fuci me naftë dhe operacioni për të tentuar bllokimin e humbjeve është ndërprerë nga koha e keqe.
Njolla e zezë mund të arrijë shumë shpejt plazhet e Luizianës duke shkaktuar një katastrofë ekologjike të paprecedentë.
Platforma mbante 2.6 milionë litra naftë dhe nxirrte deri në 8 mijë fuci në ditë (rreth 90 mijë litra).
Top Channel