Meksikë, plagoset rëndë toreadori
26/04/2010 14:30
Toreadori më i njohur spanjoll, Hoze Tomas, ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një shfaqjeje me dema në Meksikë.
34 vjeçari pasi është goditur nga demi në ije, është dërguar menjëherë në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirugjikale.
Gjatë rrugës për në spital, Hoze Tomas humbi shumë gjak dhe kjo e rëndoi akoma më shumë gjendjen e tij e cila vazhdon të jetë kritike.
Shumë spektatorë të kësaj shfaqjeje kanë vërshuar drejt spitalit dhe kanë kërkuar të dhurojnë gjak për spanjollin 34 vjeçar për të cilin kjo është hera e dytë që plagoset gjatë një ndeshjeje me dema.
Top Channel