Publicistja maqedonase, Adelina Marku ka deklaruar se mediat kanë një rol thelbësor në krijimin e opinionit publik.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Marku është shprehur se situata në Ballkan krahasuar me pjesën tjetër të Evropës është mjaft e ndryshme.

“Problemi i lajmeve dhe i krijimit të opinionit publik është edhe një problem evropian. Një studiues ka thënë se BE nuk arrin të krijojë një opinion publik. Kjo ka të bëjë me qëndrimin e gjithëkohshëm të liderëve”, ka pohuar Marku.

Duke iu referuar edhe situatës politike në Shqipëri, publicistja ka nënvizuar se cështjet duhen zgjidhur jo vetëm duke e vënë theksin tek politika, por edhe tek formimi i shoqërisë, si i perceptojnë qytetarët lajmet.

“Nuk mund të jetë lajm vetëm hapja apo jo e kutive, por edhe mënyra se si duhet të ndërtohet shoqëria. Ne këtu calojmë pasi jemi një shoqëri e individualizuar dhe flasim vetëm për liderët politikë”, ka shtuar Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA