Jaroslaw Kaczynski në garë për president
26/04/2010 18:35
Jaroslaw Kaczynski do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të zhvillohen para kohe për të zëvendësuar presidentin e ndjerë Lech Kaczynski.
Lajmin e ka bërër të ditur vetë Jaroslaw, dikur kryeministër i Polonisë, duke u shprehur se ndihet i nxitur nga ndjenja e detyrës.
Kaczynski, 61 vjec, do të sfidojë në këtë garë kandidatin e partisë në pushtet, Bronislaw Komorowski, i cili aktualisht po kryen funksionin e kreut të shtetit.
Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski ndërroi jetë më 10 prill, për shkak të rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte në Rusi, bashkë me figura të tjera kyce të shtetit polak.
Top Channel