Janukoviç: Çernobili ende i rrezikshëm

26/04/2010 22:20

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç në 44 vjetorin e tragjedisë së Çernobilit deklaroi se mbetjet e centralit bërthamor janë ende aty dhe shumë të rrezikshme.

“Kur kanë kaluar 44 vjet nga tragjedia sarkofagu nuklear ndodhet ende aty dhe paraqet rrezikshmëri të madhe”, tha Janukoviç për mediat ukrainase.

Punimet për zëvëndësimin e teknologjisë dhe pastrimin e mbetjeve të shkaktuara nga shpërthimi famëkeq janë bllokuar për shkak të mungesës së fondit prej 400 milion euro, i nevojshëm për vazhduar këto punime.

Ndërkohë që sipas autoriteteve ukrainase nën mbetjet e centralit ndodhen rreth 200 ton material radioaktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA