Fuere: Bisedime urgjente për “emrinâ€
26/04/2010 17:55
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka deklaruar se nevojiten bisedime urgjente mes Maqedonisë dhe Greqisë për cështjen e emrit.
Deklarata e Fuere ka ardhur pas asaj të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, se në një referendum për cështjen e emrit do të votonte kundër opsionit “Republika e Maqedonisë Veriore”.
“Mendoj se kjo deklaratë bën më urgjente mbajtjen e bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë. Deklaratat publike nuk e zgjidhin problemin, përkundrazi shkaktojnë mosmarrëveshje”, ka pohuar Fuere.
Top Channel