Fratini tur diplomatik në Kosovë e Serbi
26/04/2010 23:50
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini do të nisë ditën e martë më 27 prill një vizitë zyrtare në Beograd, për të vijuar një ditë më pas, pra më 28 maj me vizitën diplomatikë në Prishtinë.
Sipas mediave italiane në qëndër të bisedimeve në vizitën e kreut të diplomacisë italiane në Beograd dhe Prishtinë do të jetë proçesi integrues i Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian.
Fratini do të takojë zyrtarët e lartë në Beograd dhe Prishtinë për të përgatitur takimin politik të nivelit të lartë mes delegacionit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i parashikuar për më 2 qershor në Sarajevë.
Top Channel