BE, mbështetje misionit EULEX
26/04/2010 18:25
Bashkimi Evropian ka shprehur mbështetjen e tij ndaj veprimtarisë së deritanishme të EULEX në Kosovë, duke u shprehur në favor të shtrirjes së autoritetit të misionit në të gjithë territorin e shtetit të ri.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Luskemburg, kanë arritur në përfundimin se EULEX ka shënuar progres në zbatimin e reformave për sundimin e ligjit, si dhe në ngritjen e padive dhe gjykimin e cështjeve kriminale.
Gjithashtu, shefat e diplomacive të vendeve të BE kanë mbështetur edhe përpjekjet e EULEX për thellimin e bashkëpunimit rajonal.
Top Channel