Zyrtari i “Foreign Office” ironizon Papën

25/04/2010 16:00

Fantazia e një punonjësi të “Foreign Office”, ministrisë së Jashtme britanike ka shkaktuar një incident të rëndë diplomatik me Vatikanin.

Dokumenti duhej të fliste për vizitën e ardhshme të Papës në Britani, në shtator, por punonjësi kishte shkuar tej me fantazinë duke ironizuar jo vetëm me Atin e Shenjtë, por edhe me mbretëreshën.

Zyrtari në ministrinë e Jashtme kishte shkruajtur në memon e tij se me rastin e vizitës së Papa Benediktit të XVI në Angli, Ati i Shenjtë me shumë gjasa do të lëshojë markën e re të prezervativëve “Benedikt” si dhe do të bekojë një martesë homoseksualësh.

Vatikani kundërshton prej kohësh përdorimin e prezervativëve, për cfarëdo lloj arsye, si dhe nuk pranon martesat mes homoseksualëve.

Reagimi i “Foreign Office” ka ardhur i menjëhershëm. Në një deklaratë për shtyp zyrat e diplomacisë britanike i kërkuan zyrtarisht falje Vatikanit si dhe njoftuan se autori i incidentit diplomatik u transferua në një detyrë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA