Tornado në Mississippi, 10 viktima

25/04/2010 12:30

Një tornado gjigand me diametër 1.6 km dhe me erëra deri në 241 km/h ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në shtetin Mississippi të SHBA-së.

Deri tani numërohen 10 viktima, mes të cilëve tre fëmijë, ndërsa në kontenë Jazo mungon energjia elektrike dhe komunikimi telefonik. Mes zonave më të prekura është edhe konteja e Koktavit.

Policia u ka kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpitë, ndërsa tornadoja do përshkojë edhe 12 konte të tjera. Përgjegjësi i mbrojtjes civile të shtetit, Jeff Rent e ka cilësuar situatën si të “tmerrshme”, ndërsa shtoi se disa të plagosur janë transportuar me helikopter. Tornadoja është drejtuar tashmë drejt shteteve Tennessee, Alabama dhe Kentucky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA