Në fjalën e tij gjatë inaugurimit të punimeve për rrugën që do të afrojë më shumë Shqipërinë me Kosovën, kryeministri Hashim Thaci u shpreh se ky segment do afrojë edhe më shumë shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë.

“Sot po fillojmë rrugën e muguar për Kosovën dhe rajonin. Endrrën po e bëjmë realitet dhe vizionin e qytetarëve të Kosovës po e jetësojmë. Këtë rrugë ua dedikojmë heronjve të rënë e të gjallë. Kjo rrugë do t’i bëjë më të forta familjet e tyre. Ua dedikojmë mësuesve, mjekëve, pensionistëve e komunitetit të biznesit”, theksoi Thaci.

Kreu i qeverisë së Prishtinës shtoi se rruga u dedikohet gjithë qytetarëve të Kosovës. “Të ardhmen tonë e nisim me rrugën që do na lidhë me Europën. Kjo rrugë do jetë shtysë e zhvillimeve të shumëanshme në shtetin tonë të ri. Nuk ka pengesë që te na ndajë por vetëm rrugët që do na bashkojnë. Sot secili nga ne ndihet krenar me Kosovën”, deklaroi Hashim Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA