Obama fton Abu Mazen në Uashington

25/04/2010 21:45

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen ka marrë një ftesë prej presidenti amerikan Barak Obama për të vizituar Uashingtonin brenda muajit maj.

Lajmi u njoftua prej kryenegociatorit palestinez Saeb Erakat i cili shtoi se në qendër të bisedimeve do të jetë rinisja e negociatave të paqes me Izraelin.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, gjatë mbledhjes së fundit të kabinetit deklaroi se rinisja e bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme varet tërësisht prej palës palestineze.

Top Channel