Koreja e Jugut akuzon Veriun për mbytjen e anijes

25/04/2010 10:10

Mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut vazhdon të mbizotërojë një situatë e tensionuar, që pas incidenteve në Detin e Verdhë është transferuar në selitë zyrtare.

Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, akuzoi vendin fqinjë për sulmin ndaj një anijeje koreano-jugore në fund të muajit mars, e cila është mbytur.

Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pas asaj të shefit të shtabit të ushtrisë koreano-veriore, i cili foli me një gjuhë të ashpër, duke thënë se nëse vendi sulmohet nga SHBA-ja apo Seuli, atëherë Pheniani nuk do kursejë as armët bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA