Jeruzalem, Netanjahu pret të dërguarin e Obamës

25/04/2010 10:55

Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu ka pritur sot në Jeruzalem të dërguarin e presidentit amerikan Barak Obama, Xhorxh Micell.

Më parë Micell zhvilloi disa takime në Ramallah ku bisedoi edhe me kreun e autoritetit palestinez, Abu Mazen si dhe kryeministrin Fajad. Qëllimi i vizitës në Lindjen e Mesme është rinisja e bisedimeve të paqes në muajin maj.

Ndërkohë në Jeruzalem mbizotëron tensioni për shkak të një marshimi që kanë zhvilluar ekspremistët hebrenj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA