Në Vërnicë të Prizrenit është inauguruar nisja e punimeve për korridorin që do të afrojë më shumë Shqipërinë me Kosovën, një projekt 700 milionë dollarësh i Qeverisë së Kosovës.
Berisha nuk kurseu tonet patriotike për këtë segment që shihet si vazhdim i rrugës Durrës-Kukës.
“Sot këtu në Prizren janë drejtuar sytë dhe zemra e shqiptarëve kudo që ndodhen. Qytetaret dhe Qeveria e Kosovës i faktuan kombit dhe Zotit se ata janë të vendosur për cdo vendim për interesin kombëtar. Skundër në të shkuarën ata nuk njohin cmim, janë të gatshëm të paguajnë cdo gje. Inaugurmi i korridorit të kombit dëshmon se cfarë mund të bëjnë shqiptarët e lirë, forcën magjike të lirisë dhe vullnetin e shqiptarëve për të kapur kohën e humbur”, theksoi Berisha.
Ai shtoi më tej se korridori i kombit e bën Prishtinën një nga kryeqytetet më të afërta me detin në rajon dhe i hap Tiranës dyert drejt Europës qëndrore.
“Korridori së shpëjti do të jetë korridori i bashkëpunimit, miqësisë me vendet e rajonit. Kam bindjen se kur nga ky korridor do përfitojnë Serbia e Maqedonia dhe ne këtë korridor gjithashtu Qeveria e Kosoves ben nje hap te madh drejt krijimit të një infrastrukture të një shtëti europian”, theksoi Berisha. Sipas kryeministrit shqiptar, shqiptarët kanë pasur fatin jo të mirë që kanë humbur shumë kohë, por ai shtoi se tashmë duhet të nxitojnë. “Ky është vendimi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky vendim eshtë një vendim madhor për paqen stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Ky inaugurim do vazhdohet me inaugurimin e nisjes së punimeve të hekurudhëës që do lidhe Tiranën me Prishtinen”, përfundoi Berisha.
Top Channel