Austri, presidenti Fisher siguron një tjetër mandat

25/04/2010 17:40

Në Austri u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, ku sipas lajmeve të shpërndara prej mediave vendase presidenti në fuqi Heinz Fisher ka arritur të sigurojë edhe një tjetër mandat.

Sipas lajmeve të para, pak kohë pas mbylljes së qendrave të votimit, në televizionet austriake, presidenti Fisher ka siguruar shumicën dërrmuese prej 78.80 përqind të votimeve.

Ndërkohë kandidatja e ekstremi të djathtë, Barbara Rosenkranz ka siguruar vendin e dytë me vetëm 15.50 përqind. Në vendin e tretë u rëndit Rudolf Gehring me 5.8 përqind .

Sipas autoriteteve zgjedhore në këtë zgjedhje u vu re pjesëmarrja më e ulët historike, rreth 51 përqind e votuesve, kundrejt 71.6 përqind në zgjedhjet presidenciale të 2004-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA