Tajlandë, kryeministri refuzon ofertën
24/04/2010 14:40
Kryeministri tajlandez Abhisit Vejajiva ka refuzuar një ofertë të bërë së fundmi nga protestuesit, të njohur ndryshe si “këmishët e kuqe”.
Mbështetësit e ish-kryeministrit Thaksin Shinaëatra ishin shprehur të gatshëm për dialog, me kusht që brenda 30 ditësh të organizoheshin zgjedhjet e parakohshme.
Situata në Tajlandë është tensionuar së tepërmi ditët e fundit, sidomos pas disa shpërthimeve që shkaktuan tre të vdekur dhe disa dhjetra të plagosur.
Së fundmi ushtria paralajmëroi protestuesit se do të përdorte plumba të vërtetë, për shkak të armatosjes së tyre me bomba dhe granata.
Top Channel