Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia dëshiron një zgjidhje përfundimtare për cështjen e Kosovës dhe jo krijimin e një situate të ngrirë, sic është sipas tij ajo aktuale.

Tadic ka nënvizuar se Beogradi është i gatshëm të ulet në bisedime të reja për të arritur një zgjidhje të negociuar, nga e cila sipas tij Serbia nuk do të dilte e humbur dhe Kosova do të dilte e fituar.

“Shembulli i Qipros është arsyeja përse Serbia kërkon një zgjidhje përfundimtare për Kosovën dhe jo një situatë të ngrirë, pasi Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e OKB-së”, ka pohuar Tadic, duke shtuar se Serbia nuk do ta lejonte kurrë një gjë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA