Të drejtat e njeriut, tërhiqet Irani
24/04/2010 11:45
Irani ka hequr dorë nga kandidatura për në Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut, i cili aktualisht ka 47 vende anëtare, me seli në Gjenevë.
Zëdhënësi i misionit amerikan në Kombet e Bashkuara, Mark Kornblau ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë vendim të Teheranit zyrtar. “Është një hap në drejtimin e duhur për Këshillin”, ka deklaruar Kornblau.
Ndërsa për Peggy Hicks, e organizatës Human Rights Watch, Irani është dorëzuar përpara opozitës së ndërkombëtarëve ndaj bilancit të tij të frikshëm në këtë fushë.
Top Channel