SHBA, vrasësi i dënuar kërkon pushkatim

24/04/2010 10:25

Një i dënuar për vrasje në shtetin amerikan të Jutah ka zgjedhur që të ekzekutohet me pushkatim.

Kur i është dhënë opsioni i ekzekutimit, me injeksion vdekjeprurës apo me pushkatim, Ronnie Lee Gardner u ka thënë gjykatësve: “Do të më pëlqente akuadra e vdekjes. Ju lutem”.

Nga 35 shtetet që kanë dënimin me vdekje, Jutah është i vetmi që ofron opsionin e skuadrës së pushkatimit.

Shumë kritikë mendojnë se ky opsion është një relikë që vjen nga Perëndimi i Egër dhe për pasojë duhet të hiqet.

Gjykata e Salt Lejk Siti caktoi 18 qershorin si ditën e ekzekutimit të Gardner, avokati i të cilit ka njoftuar se do ta apelojë vendimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA