Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Marrëveshja në fjalë parashikon bashkëpunimin mes shkencëtarëve dhe kërkuesve të dy vendeve për projekte të ndryshme.

Në bazë të saj dy vendet do të organizojnë edhe konferenca shkencore, të cilat do të organizohen kryesisht nga universitetet përkatëse.

Marrëveshja u nënshkrua në selinë e Departamentit të Shtetit, mes nënsekretares Maria Otera dhe zëvendëskryeministrit serb Bozhidar Gjelic.

Top Channel