SHBA, platforma naftës rrezik ekologjik

24/04/2010 00:40

Platforma e naftës në Gjirin e Meksikës, e demtuar tre ditë më pare, është përmbytur me 700 mijë fuçi dhe kjo mund të shkaktojë një katastrofë natyrore.

Ky është alarmi i disa ambientalistëve. Sipas Dajvid Reinit, përgjegjës për eksplorimin e naftës në Gjirin e Meksikës, panorama nuk është optimiste.

Megjithëse do të duhet kohë për të vlerësuar dëmet mjedisore, Roja Bregdetare e Luizianës thotë se aktualisht nuk ka rrjedhje nafte. Megjithatë këto pohime bien poshtë nga fotot që i janë bërë zonës, të cilat tregojnë përhapjen e naftës në det.

Shqetësimi i vërtet për autoritetet është parashikimi i kushteve atmosferike për fundjaven, duke shtuar rrezikun që nafta t’i afrohet bregut.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama u takua të enjten me ekipet e ndihmës së shpejtë dhe Mbrojtjes Civile dhe e cilësoi situatën si përparësine numër 1 të qeverisë amerikane.

Platfoma ndodhet 70 km nga brigjet e Luizianës. Pas shpërthimit, të paktën 17 persona u plagosën, katër prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa 11 persona të humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA