SHBA, Iranit: Liro 3 shtetasit amerikanë

24/04/2010 02:00

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Iranit lirimin e menjëhershëm të tre shtetasve amerikane që mbahen në burgjet e Republikës Islamike që prej 9 muajsh.

Uashingtoni ka nisur drejt Teheranit një notë zyrtare, ku e cilëson mbajtjen e shtetasve amerikanë me pa të drejtë dhe ku shpreh shqetësimin për shëndetin e tyre fizik e mendor.

“Qeveria iraniane të lirojë menjëherë tre qytetarët amerikanë të arrestuar para 9 muajsh dhe që mbahen pa asnjë akuzë formale të ngritur kundër tyre dhe pa asnjë lloj asistence ligjore. Shprehim shqetësimin tonë të thellë mbi gjendjen shëndetësore, fizike dhe mendore të tre personave të pafajshëm, mbajtur në burg me pa të drejtë”, thuhet në notën e Uashingtonit dërguar Teheranit.

Tre shtetasit amerikanë u ndaluan para 9 muajsh në territorin iranian, pranë kufirit me Irakun nën akuzën e spiunazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA