Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti duke komentuar ndryshimet e fundit të bëra në radhët e qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se ato janë bërë që kryeministri dhe presidenti të ruajnë postet e tyre.
“Janë ndërruar disa ministra në mënyrë që të mos ndërrohen kryeministri dhe presidenti. Nuk pati arsyetime përse këta ministra u shkarkuan dhe të tjerë jo”, ka pohuar Kurti për një të përditshme kosovare.
Ai ka theksuar se ministrat e shkarkuar kanë qenë persona të sakrifikueshëm dhe ka shprehur bindjen se ministrat e rinj nuk do të sjellin ndryshim në jetën e qytetarëve kosovare.
“Jeta e qytetarëve nuk ndryshon. Ndryshoi jeta e atyre që u bënë ministra dhe iu zgjat jeta në pushtet kryeministrit”, ka shtuar Kurti.
Top Channel