Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti akuzon EULEX-in se me procesin gjyqësor ndaj tij ka për qëllim te persekutojë atë dhe lëvizjen që ai drejton.

Në një intervistë për Top Channel, në një lokal jo larg qendrës së Prishtinës por i pa frekuentuar nga policia, Kurti deklaroi se vullnetarisht nuk do të dalë asnjëherë para trupit gjykues të Eulex-it. “Cfarë po bën aktualisht EULEX në Kosovë? Bisedime me Serbinë për gjyqësinë në Kosovë dhe persekutimin ndaj meje”, shprehet Kurti.

Ndërsa për sa i përket arrestimit, Albin Kurti mendon se mungon vullneti edhe në mesin e forcave të rendit për ta arrestuar atë. “Eshtë e qartë se në Policinë e Kosovës, sidomos në radhët e policëve të thjeshtë nuk ka vullnet”, shton ai. Megjithëse i përndjekur nga policia, Albin Kurtit duket se nuk i është kufizuar edhe aq shumë liria e lëvizjes.

Ai thotë se tani është në fazën e strukturimit të lëvizjes “Vetëvendosje”, por jo të shndërrimit në parti politike. Brenda saj shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet në të cilat do të zgjidhen organet drejtuese. Duke komentuar procesin e riformatimit të qeverisë së Kosovës, lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” tha se qëllimi i ndryshimeve të bëra është thjeshtë sa për t’i shpetuar prej largimit nga posti, presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA