Kriza ekonomike në Greqi pritet të jetë tema që do të dominojë takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington.
Ministri grek i Financave, Jorgo Papaconstantinou do të zhvillojë bisedime me kreun e FMN-së, Dominique Strauss Kahn dhe me komisionerin e BE për Cështjet Monetare, Olli Rehn.
Ditën e premte, Greqia kërkoi një ndihmë nga FMN dhe BE për të dalë nga kriza e thellë ku është futur për shkak të rritjes së borxhit publik.
Para takimit, Grupi i 20 vendeve me ekonominë më të fuqishme deklaroi se bota po dilte më shpejt nga sa ishte parashikuar nga recesioni i thellë.
Pas bisedimeve, ministrat e Financave të G20-ës deklaruan se rruga e rimëkëmbjes është zgjeruar falë investimit të shumave të mëdha të parave nga ana e qeverive në ekonomitë kombëtare.
Ndërsa takimi i sotëm pritet të përqendrohet në bisedimet e FMN-së dhe tek marrja në konsideratë e kërkesës së Greqisë për borxhe emergjente që kapin shifrën e 40 bilionë eurove.
Top Channel