Me ftesë të kryetares së Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në një vizitë zyrtare dyditore në Sofje.

Në takimin zyrtar midis dy kryeparlamentarëve, Krasniqi shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe për mbështetjen që Republika e Bullgarisë i ka dhënë Kosovës në të gjitha planet dhe sidomos pavarësisë së saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në takim u vlerësuan lart marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, të konkretizuara edhe me marrëveshje të nënshkruara dhe të tjera në përgatitje e sipër.

Kryetarja Tsacheva shprehu admirimin e saj për arritjet e Kosovës, sidomos në ndërtimin e një shoqërie multietnike dhe për Kushtetutën e saj të re. Ajo rikonfirmoi gatishmërinë e Kuvendit që përfaqëson për ta ndihmuar Kuvendin e Kosovës në çdo nevojë që ka. Zonja Tsacheva e priti dhe e pranoi me kënaqësi ftesën e zotit Krasniqi, për ta vizituar Republikën e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA