Koreja e Veriut kërcënon me armët bërthamore

24/04/2010 17:15

Koreja e Veriut u rikthehet kërcënimeve të ashpra, duke paralajmëruar se në rast sulmi nga jashtë, do përdorë armët bërthamore.

Sipas një deklarate të Phenianit zyrtar, nëse SHBA apo Koreja e Jugut do tentojnë të pushtojnë Korenë e Veriut, atëherë do përballen me kërcënimin nuklear.

Deklarata e papritur është bërë nga shefi i përgjithshëm i forcave të armatosura, Ri Yong-Ho. Kohët e fundit dy koretë kanë rritur tensionin mes tyre për shkak të disa incidenteve mes flotave ushtarake në Detin e Verdhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA