Kore e Jugut, nxirret një pjesë e anijes së mbytur
24/04/2010 14:35
Koreja e Jugut ka nxjerrë nga uji gjysmën e pjesës së parme të anijes ushtarake që u mbyt muajin e kaluar në ujërat e diskutueshme me Korenë e Veriut.
Një shpërthim misterioz e ndau anijën në dysh dhe ajo u fundos bashkë me 46 marinarë që ndodheshin në bord.
Hetuesit kanë deklaruar se dëmi është shkaktuar nga një shpërthim i jashtëm, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e Koresë së Veriut.
Koreja e Jugut i ka shmangur akuzat direkte ndaj Penianit, i cili nga ana e tij ka mohuar cdo mundësi për përfshirje në këtë ngjarje.
Gjysma e parme e anijes, e cila e gjitha peshon 1200 tonelata, u ngrit përmes një vinci gjigand dhe u vendos në një platformë për t’iu nënshtruar inspektimit.
Top Channel