Kontrollorët e bursave, “kontrollonin” filma hard

24/04/2010 04:10

Ndoshta autoritetet amerikane kanë gjetur përgjigjen e pyetjes se pse vendi u përfshi nga kriza e thellë financiare këto vitet e fundit?

Në një hetim të udhëhequr prej senatorit republikan Çak Gresli, u zbulua se në të paktën 31 raste, kontrollorët e SEC ( agjencisë amerikane të kontrollit të bursave ), në vend që të bënin detyrën e tyre navigonin nëpër site pornografike në internet.

Skandali u publikua prej televizionit amerikan ABC, ku në një shembull sjellë prej gazetarëve të këtij televizioni thuhej se një funksionar i lartë i SEC, në Uashington kishte kaluar deri në 8 orë duke shkarkuar imazhe pornografike prej internetit.

Madje në një rast, komisioni hetimor vuri rë se në kompjuterin e një të punësuari ishin aq shumë filmime ‘hard’ saqë kontrollori përgjegjës, nga mungesa e hapësirës në memorien e kompjuterit të punës, kishte fshirë të dhënat që duhej të kontrollonte në mënyrë që të kishte mundësi për ruajtjen e filmimeve të tjera porrnografike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA