Hoteli i Mumbait hapet pas sulmeve të 2008

24/04/2010 09:20

Hoteli “Oberoi”, një nga më të njohurit në Mumbai, pritet të rihapë së shpejti dyert, 18 muaj pasi u dëmtua rëndë nga atentatet e përgjakshme të militantëve në qytetin indian.

Rreth 170 persona humbën jetën në sulm, mbi 30 prej të cilëve ishin anëtarë të stafit dhe mysafirë të hotelit luksoz.

Cdo dhomë u shkatërrua kur militantët e armatosur hynë me forcë në hotel, duke qëlluar si të cmendur dhe duke hedhur bomba.

Tani hoteli është rikonstruktuar me një kosto prej 35 milionë dollarësh dhe kanë mbetur vetëm disa punë të vogla, para se ai të rihapet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA