Sindikatat greke kanë njoftuar greva të reja dhe mitingje pas kërkesës së ndihmave që qeveria Papandreu i bëri BE-së dhë FMN-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave më 27 prill është parashikuar një protestë e re, ndërsa në ditët e para të muajit maj një greve e re e përgjithshme.

Qeveria e kryeministrit Jorgo Papandreu pranoi ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar duke premtuar si shkëmbim shkurtimin e shpenzimeve publike.

Ndërkohë, komisioneri i BE për Cështjet Monetare, Olli Rehn ka deklaruar se mekanizmi i ndihmave për Greqinë do të aktivizohet me shpejtësi, brenda fillimit të muajit maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA