G20, takimi tjetër më 4-5 qershor

24/04/2010 02:45

Pas përfundimit të takimit të Uashingtonit, ku G20 doli me deklarata pozitive për ekonomine globale, u njoftua se takimi tjetër i përfaqësuesve të 20 ekonomive më të zhvilluara të globit do të mbahet në data 4-5 qershor.

Lajmi u njoftua prej ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qëndrore në Uashington të cilët përcaktuan datat si dhe vendin e takimit, në Busan të Koresë së Jugut.

Sqarohet se takimi i Busanit do të jetë një takim parapërgatitor për samitin e Tokios pak kohë më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA