G20: Ringritja ekonomike, më mirë nga parashikimet

24/04/2010 01:15

Në mbledhjen e radhës të G20 mbajtur në Uashington, përfaqësuesit dolën me një komunikatë të përbashkët ku vlerësohet se rritja ekonomike globale po ringrihet më shpejt nga sa ishtë parashikuar.

“Ngritja globale po vazhdon me ritme më të shpejta nga sa ishte parashikuar disa kohë më parë. Megjithatë papunësia mbetet në shifra alarmante në disa vende të botës’, thuhet në komunikatën e G20.

Anëtarët e forumit ekonomik diskutuan mbi ecurinë e ekonomisë globale, rimëkëmbjen e saj, si dhe u shprehen optimistë se ringritja do të vazhdojë me ritme të kënaqëshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA