Mijëra persona kanë marrë pjesë ne varrimin e eshtrave të 34 shtetasve myslimanë të vrarë në Bosnje nga forcat serbe në fillim të viteve ’90.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në një varr masiv në Bosnjen lindiore dhe ata janë identifikuar, duke u varrosur sipas të gjitha riteve. Viktima më e vogël ishte një vajzë 14 vjecare.

Trupat u identifikuan gjatë muajve të fundit. Lufta në Bosnje Hercegovinë që zgjati në vitet 1992-1995 ka shkaktuar rreth 100 mijë viktima dhe 2 milionë refugjatë.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA