BE: Të dëmshpërblehen pasagjerët e avionëve

24/04/2010 12:10

Situata në qiejt e Europës po normalizohet, por kaosi i lëvizjeve ende vazhdon për shkak se miliona njerëz mbetën nëpër aeroporte ndërkohë që miliona të tjerë kishin bërë prenotimet e lëvizjeve. Ka shumë persona që shprehin pakënaqësinë e tyre për vonesat e shkaktuar.

Bashkimi Europian u kerkoi kompanive ajrore që të rimbursojnë pasagjerët që mbetën të bllokuar, duke u bazuar në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Komisioneri i Transporteve kërkoi që të drejtat e pasagjerëve të respektohen deri në fund, ndërsa kujtoi se në të tilla raste atyre duhet t’u krijoheshin lehtësirat për ushqim, pije dhe fjetje.

Kompanitë po aplikojnë strategji të ndryshme për të kthyer klientelën, por përvec dëshirës për t’u rikthyer sa më parë në normalitet të plotë dhe për cuar të gjithë pasagjerët në destinacion, nuk ka mjaftueshëm mjete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA