Bajden: 500 mijë vende pune në muaj

24/04/2010 03:20

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden u shpreh mjaft entuziast mbi të ardhmen e ekonomisë amerikane.

Sipas Bajden ekonomia amerikane, edhe pse e prekur mjaft prej krizës ekonomike, fare mirë mund të krijojë nga 250 mijë deri në 500 mijë vende pune në muaj.

“Vendi tashmë po sheh dritë në fund të tunelit’, tha Bajden.

Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë parashikon që muaji maj të mbylllet me 100-200 mijë amerikanë të ripunësuar.

Shifrat e papunësisë në SHBA shkojnë deri në 9.7 përrqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA