Arizona, po ligjit anti-emigrantë

24/04/2010 04:50

Guvernatorja e Shtetit të Arizonës në SHBA, Jan Breuer firmosi ditën e premte ligjin e shumëdebatuar anti-emigracion.

Norma e re e hyrë në fuqi, i jep të drejtën policisë t’u kërkojë dokumentacion identiteti të gjithë personave të cilët dyshohen se janë emigrantë ilegalë.

Ligji është kritikuar prej presidentit amerikan Barak Obama, i cili u ka kërkuar specialistëve të Departamentit të Drejtësisë këqyrjen e ligjit nëse bie ndesh me kushtetutën apo dhunon të drejtat e njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA