Al Kaeda urdhëroi atentate në Nju Jork

24/04/2010 15:45

Dy drejtues të lartë të Al Kaedës urdhëruan një sulm kamikaz tek metroja e Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat tronditëse janë zbuluar gjatë rrëfimit që ka bërë përpara gjykatësve Zarein Ahmedzay, taksisti i Mollës së Madhe i cili është vetëdeklaruar fajtor për planin e dështuar.

Ahmedzay ka deklaruar se ai dhe dy persona të tjerë, Najibullah Zazi dhe Adis Medunjanin mbërritën në Pakistan në gusht të 2008-ës për t’u bashkuar me xhihadin në Afganistan.

Por liderët e Al Kaedës u thanë atyre se do të kishin qenë më të dobishëm për luftën e shenjtë nëse do të ishin kthyer në SHBA dhe nëse do të kishin realizuar atentatet kamikaze në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA