“AI†i tërheq vëmendjen Serbisë
24/04/2010 12:35
Organizata “Amnesty International” i ka tërhequr vemendjen qeverisë së Serbisë që të respektojnë të drejtat e bashkësisë rome në Beograd, lagjia e të cilës do të shëmbet në kuadër të një projekti për një rrugë të re.
AI ka theksuar se bashkësisë rome që jeton në lagjen Belvil të kryeqytetit serb nuk i është ofruar asnjë mundësi tjetër banimi dhe për këtë ka kërkuar që të merren sa më parë masa.
“Autoritetet serbe të sigurojnë se asnjë familje nuk do të mbetet e pastrehë dhe se të drejtat e tyre do të respektohen plotësisht. Qeveria serbe ka për detyrë të garantojë se zyrtarët e Beogradit do t’i respektojnë ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar “AI”.
Top Channel