Abaz: S’pranojmë pakte të përkohshme
24/04/2010 11:15
Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmud Abaz është shprehur hapur kundër cdo marrëveshjeje të përkohshme.
“Nuk do të pranojmë kurrë një shtet me kufij të përkohshëm”, ka deklaruar Abaz gjatë një mbledhjeje të partisë së tij, Al Fatah.
Marrëveshja parashikonte shtyrjen në një fazë të mëtejshme të cështjes së statusit të Jeruzalemit Lindor.
Ajo ishte propozuar nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili gjithësesi ditën e djeshme e përgënjeshtroi një gjë të tillë.
Top Channel