SHBA, avioni prototip niset drejt orbitës

23/04/2010 10:30

Një avion prototip për hapësirën, i prodhuar për ushtrinë amerikane, është lëshuar në orbitë nga Florida.

Mjeti ushtarak “X-37B” nuk ka pilot dhe do të kryejë uljen e parë autonome në tokë, duke shënuar një risi në historinë e eksperimenteve hapësirore në Shtetet e Bashkuara.

Prototipi kur të kthehet në tokë do t’u nënshtrohet eksperimenteve të tjera, si dhe kontrolleve e analizave.

I gjatë 9 metra, mjeti fluturues është sa cereku i anijeve hapësirore, i pajisur me një motor të montuar tek pjesa e pasme.

Dhe ndërkohë që anijet hapësirore përdorin një sistem të posacëm karburanti, objekti ushtarak do të furnizohet nga një panel diellor dhe bateri me litium.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA