Pedofilia, jep dorëheqjen një klerik belg

23/04/2010 01:40

Një klerik i Kishës belge dha dorëheqjen ditën e djeshme pasi ai dyshohet për pedofili.

Emri i klerikut të lartë belg nuk bëhet i ditur, por Konferenca Epishkopale belge njoftoi mbajtjen e një konference për shtyp ditën e sotmë nga ana e kreu të Kishës Katolike belge imzot Andre Jozef Leonard për të dhënë detaje të mëtejshme.

Rastet e pedofilisë mes klerit katolik kanë marrë përmasa alarmante në gjithë globin, aq sa edhe Papa Benedikt i XVI kërkoi publikisht falje në një vizitë të tijën në Maltë.

Top Channel