Obama: Të shmanget katastrofa ekologjike

23/04/2010 10:30

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se trajtimi i tragjedisë në platformën e naftës në Gjirin e Meksikës është prioriteti numër 1.

“Qeveria po siguron gjithë asistencën e nevojshme për skuadrat e shpëtimit në Luiziana dhe po bën c’është e mundur për të zbutur impaktin që ngjarja mund të ketë tek ambjenti”, ka pohuar Obama.

Nga shpërthimi 11 punëtorë të platformës vazhdojnë të rezultojnë të humbur, ndërkohë që autoritetet i tremben derdhjes në det të naftës.

Sipas autoriteteve amerikane, shpërthimi mund të shkaktojë humbje prej 8 mijë fuci nafte në ditë. Nga shpërthimi 17 punëtorë të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që mbi 100 të tjerë u evakuan nga platforma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA