NATO i ka ofruar Bosnjes një plan veprimi për anëtarësim, që përbën edhe hapin final para anëtarësimit të plotë të këtij vendi.

Ministrat e vendeve anëtare të NATO-s ranë dakord mbi planin e anëtarësimit të Bosnjes gjatë një darke pune të zhvilluar dje në Estoni.

Por ata thanë se plani në fjalë varet nga veprimet e tre komuniteteve kryesore në Bosnje, kroatët, myslimanët dhe serbët, për të dorëzuar municionet e tepërta.

Ndër të tjera ministrat kanë vlerësuar pjesëmarrjen e Bosnjes në misionin në Afganistan dhe janë shprehur optimistë se vendi ballkanas do t’i plotësojë kushtet për anëtarësim.

Top Channel